За клиниката

За клиниката

Histori

Klinika Universitare Gastroenetorohepatologjike eshte vetmi insuticion i ketij tipi ne Republiken e Maqedonise, e cila siguron kujdesin e nevojshem shendetesor ne lemin e gastrologjis dhe hepatolojise per me shume se mbi dy million banore.

E themeluar ne vitin 1946 si nje repart ne kuader te Klinikes paraprake per mjeksij Interne. Reparti per gastroenterologji dhe hepatologji u shpalle Klinike e pamvarur ne vitin 1976.

Fushat kryesore te ekspertizes jane, dijagnoza efektive dhe trajtimi Iicregullimeve gastrointestinale dhe hepatologjike, gjendje dhe semundje, edhe ate si per pacinent te mbrendshem (te hospitalizuar), ashtu edhe per te jashtem (ambullantor). Rreth 20 mije pacient kalojne neper njesit puntore te Klinikes cdo vite. Ashtu ne periudhe prej janar 2013 deri janar 2016 sipas te dhenave ti sistemin “Termini im” te klinikes se gasroerologjis dhe hepatologjise jane realizuar me shume se 53 000 kontrole ambulatore. Me kapacitet prej 48 shtretesh prej te cileve dy jane apartamente, klinika ka gjithsej rreth 2 000 raste me trajtim spitalor ne nivel vjetor, me nje trajtim mesatar prej 5.5 dite per paciente.

gastro 1

Si sherbim publik shendetesor, sherbimet mjeksore jepen ne me shume se gjashte njesi te ndryshme, te cilat jane te specializuara, sipas te ariturave me te fundit shendetsore. Tre prej njesive jane te planifikuara per trajtime spitalore, perfshire ketu edhe njesine per kujdesin intenziv, nderkaq te tjerat njesii jane per trajtim ambulator, njesia per kontrolat endoskopike dhe njesia per kontrolat ultrasonografike.

Njesia punuese endoskopike dhe ultrasonografike eshte e ndare ne dy pjese asaj te traktit te siperm dhe te poshtem gastrointestinal, dhe ate si per diagnostifikime ashtu edhe per procedurat intervente (endoskopike dhe sonografike). Duke iu falemenderuar ketij lloj organizimi, klinika i siguron te gjita diagnostifikimet e duhuara dhe mundesit terapeutike, per trajtimin e semundjeve te traktit digjestiv.

gastro2

Duke iu falemenderuar ketij spektri te gjere procedurash, ne nive vjetor realizohen mesatarisht reth 10 000 kontrola ultrasonografike, mbi 5000 gastroskopij, mbi 2000 kolonoskopij. Numri i procedurave intervente sonografike nen kontrolin ultrasonografik (biopsi, drenim, aplikimi endoprotezave biliare perkutane) shkon deri 1200, kurse numri i intervenimeve endoskopike nen kontrolin fluoroskopik – ERCP dhe intervenimet ne ezofag ne kuptim te trajtimit te pacienteve me stenoze dhe akalazi me tekniken e buzhimit dhe dilatimit me ballon, arrin reth 570-620. Nga ky numer, procedurave te ERCP u perkasin reth 450-500 ne nivel vjetor, ndersa intervenimeve te ezofagut nen kontrolin e RTG u perkasin reth 120.

Numri i procedurave terapeutike endoskopike, si polipektomi dhe hemostaze endoskopike tek gjakderdhjet gastrointestinale, e kalon numrin 400 ne nivel vjetor. Perkrah angazhimit te madh ne praktik ne klinike, Klinika ben pjese edhe ne Fakultetin e mjeksis te Universitetit ‘Shen Kiril dhe Metodij’ dhe ne menyre aktive mer pjese ne edukimin e personelit mjeksor. Regulisht zbatohet mesimi, edukimi dhe trajnimi i motrave medicinal, teknikeve, radiologeve, studenteve te mjeksis dhe mjekeve, si dhe organizimin e mbledhjeve shkencore, seminaret, kurse dhe shkolave gastroenterologjike ne nive te ndryshme.

За клиниката секција Мисија

Мисија на клиниката

Misioni

Njera prej qellimeve primare do te jete permiresimi I standardeve klinike,me cka do te arihet preventive, sherim si dhe kujdes per pacientet me semumundje gastroenterohepatologjike. Ky qellim do te realizohet nepermjet permiresimit te kushteve ne klinik si dhe mjete bashkekohore per pune, si dhe garantim ne edukimin e te punesuarve dhe perkrahje ne kerkime shkencore.

За клиниката секција визија

Vizioni

Permes efikasitetit dhe organizmit te zgjeruar do ta promovojme mbrojtien gastroenterologjike. Per kte qellim, do te bashkepunojm me punetoret shendetesore, pacientet tone dhe opinionin dhe do te kemi bashkepunim te nguste me institucionet e sistemit dhe shkencetaret permes organizatave  ne dhe jashte Maqedonise.

За клиниката секција стручност

Ekspertizë

Ofrojmë shërbime shëndetësore që kërkojnë trajtim shëndetësor profesional, organizativ dhe teknologjikisht kompleks dhe multidisiplinar nga specialiteti i gastroenterohepatologjisë, ndërtojmë dhe zbatojmë kriteret doktrinore profesionale-mjekësore në fushën e tij dhe u ofrojmë asistencë profesionale-metodologjike objekteve shëndetësore nga dega përkatëse e mjekësisë. Klinika jonë ka pajisje teknologjike më të avancuara dhe gjithashtu ka pajisje adekuate kompjuterike për pacientët tanë.